Duke ndjekur “Luftën e Nuseve”, e bija i bëri Ardit Gjebreas pyetjen me emocionuese

Mediale Vip

Duke ndjekur “Luftën e Nuseve”, e bija i bëri Ardit Gjebreas pyetjen me emocionuese

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 10:50
Ardit Gjebrea dhe Ana

Çdo të diel mbrëma transmetohet emisoni “Lufta e Nuseve” ku në fokus janë dasmat dhe emocionet që përjetojnë tre nuset në garë teksa konkurrojnë se cila prej tyre ka realizuar dasmën më të bukur. 

Edhe në familjen e Ardit Gjebreas, mbrëmja e djeshme i është rezervuar “Luftës së Nuseve” dhe në mënyra natyrale të voglës së shtëpisë, Anna-s i ka lindur pyetja nëse edhe Arditi do ta shoqërojë atë në altar ditën e dasmës. 

Këtë moment emocionues, Arditi ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në Instastory duke shkruar pyetjen e Anna-s dhe përgjigjen që ai kishte menduar nën zë: “Veç ta mbërrij atë ditë” – ka shkruar Gjebrea dhe sigurisht ndjehet emocioni që ka ndjerë nga ky moment spontan në një mbrëmje të zakonshme të diele, që u desh një episod të tillë për ta kthyer në një kujtim të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat