Rishfaqet Vesel Kurtishaj, tregon arsyen përse është shkëputur nga jeta publike

Mediale Vip

Rishfaqet Vesel Kurtishaj, tregon arsyen përse është shkëputur nga jeta publike

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 21:01
Vesel Kurtishaj

Ai është një djalë i ri që duket se ka lindur për të qenë fitues dhe i suksesshëm.

Duket se aty ku ai merr pjesë, del gjithmonë fitues. Vesel Kurtishaj  është shpallur fitues i vendit të parë në një “reality show” dhe në spektaklin e kërcimit, në Tv Klan, ‘Dance with me’. Edhe pas fitoreve të tij, ai ka mundur të mbajë vëmendjen mediatike edhe pse prej kohësh ka zgjedhur të mos dalë nëpër intervista.

Sot Kurtishaj ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu se humbja e privatësisë për shkak të mediave është një nga arsyet se përse ai i është larguar jetës publike.

“Kam vendosur vetë të tërhiqem, por nuk kam patur ndonjë arsye specifike. Pas dy, tre shtrembërime që pata kohët e fundit me disa gazetarë, vendosa që nuk do dilja më nëpër intervista. Po tregoj lajmin e fundit. U pyeta për një të dashur të mundshme dhe unë u përgjigja duke thënë se jam i fokusuar tek karriera për të vazhduar më pas me familjen. 

Dhe vetëm kur shoh titullin: “Veseli: Dua një të dashur që t’më ndihmojë të bëj karrierë”. Kur e pashë këtë thashë stop. Mua vetëm me mamin tim nuk më kanë thënë që jam në lidhje, sepse çdo fotografi që kam nxjerrë qoftë edhe me pjesëtar të familjes mediat kanë shkruar: “Veseli në lidhje me këtë bukuroshe…, etj, etj”. Unë e kam vuajtur këtë punën e privatësisë që të humb dhe prandaj jam tërhequr qëllimisht, për të patur më shumë kohë me familjen dhe për t’u përqendruar tek shkolla dhe puna”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat