Prishi marrëveshjen, Kim Kardashian i kërkohet 100 milionë dollarë dëmshpërblim

Mediale Vip

Prishi marrëveshjen, Kim Kardashian i kërkohet 100 milionë dollarë dëmshpërblim

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:20
Kim Kardashian

Kim Kardashian West po përballet me një padi prej 100 milionë dollarësh nga një krijues aplikacionesh, i cili pretendon se ajo i rrëmben të ardhurat nga “Kimoji”. Ekipi i Kim ka mohuar çdo akuzë, duke e quajtur padinë “qesharake dhe absurde”.

E përditshmja TMZ raportoi se padinë e ka bërë një djalë që quhet David Liebensohn. David pretendon se ylli i “KUWTK” pa një aplikacion që ai dhe partnerët e tij e quajtën “CensorOut” dhe Kim i bëri një ofertë që ti bashkoheshin “Kimoji”.

Sipas padisë, Kim i tha Davidit dhe ekipit të tij se ajo do të paraqiste një markë tregtare për “Kimoji”. Sapo e bëri këtë gjë, u tërhoq nga marrëveshja duke i thënë se nuk donte të punonte më me të.

Blogerja e famshme u justifikua duke i thënë se dikush nga ekipi i David kishte nxjerrë të dhëna personale rreth saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat