Gigi Hadid ‘kopjon’ këngëtaren shqiptare

Mediale Vip

Gigi Hadid ‘kopjon’ këngëtaren shqiptare

Më: 1 mars 2019 Në ora: 23:58
Gigi Hadid

Shpesh ndodh që t'u vërsulemi VIP-ave tanë me pretendimin se kopjojnë yjet ndërkombëtarë, në stilin e veshjes apo dhe në klipe të ndryhsme apo photoshoote.

E megjithatë së fundmi ka ndodhur krejtësisht e kundërta, një yll ndërkombëtar që ka "kopjuar" një këngëtare shqiptare.

Po flasim pikërisht për supermodelen Gigi Hadid dhe këngëtaren shqiptare Arinda Gjoni.

Image

Këtë detaj e ka vënë në dukje vetë Arinda e cila ka postuar foton e saj e të modeles ku duken se kanë veshur të njëjtëm këmishë kafe dhe me detajet e xhepave.

Ndonëse, duket qartë që kjo është thjesht një rastësi dhe këngëtarja ka bërë shaka, jemi me të vërtetë të pavendosur të themi se kujt i shkon më shumë, pasi të dyja bukuroshet duken me shumë stil me këtë këmishë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat