Pakënaqësia dhe reagimi i Beckham kur James Corden ia kishte zbuluar statujën e rrejshme që dukej shumë keq

Mediale Vip

Pakënaqësia dhe reagimi i Beckham kur James Corden ia kishte zbuluar statujën e rrejshme që dukej shumë keq

Më: 12 mars 2019 Në ora: 20:46
David Beckham

David Beckham nuk ishte aspak i kënaqur kur James Corden e ka zbuluar një statujë false të ish-futbollistit, para nderimit të tij zyrtar nga LA Galaxy.

Në një video që është publikuar në emisionin The Late Late Show, 43-vjeçari e ka quajtur turpëruese statujën, ndërsa i ka kërkuar ekipit xhirues që t’i ndalë kamerat.

Komiku Corden nuk ka mundur t’i mbajë të qeshurat kur e ka shikuar fytyrën dhe reagimin e Beckhamit në momentin e shfaqjes së statujës.

Në fillim të këtij muaji, LA Galaxy e nisi sezonin me nderimin e legjendës angleze të futbollit duke bërë një statujë të tij.

Mirëpo, para se të ndodhte zbulimi zyrtar i statujës,  James Corden ka bërë një organizim të veçantë duke e zëvendësuar statujën e vërtetë me një tjetër që dukej shumë keq dhe ia ka përgatitur një kamerë të fshehtë Beckhamit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat