Pas lidhjes me Davidson, Beckinsale fshin krejt fotografitë në Instagram

Mediale Vip

Pas lidhjes me Davidson, Beckinsale fshin krejt fotografitë në Instagram

Më: 22 mars 2019 Në ora: 22:20
Kate Beckinsale dhe Pete Davidson

Gjithçka është zhdukur!

Të premten në mëngjes, Kate Beckinsale pastroi llogarinë e saj në Instagram, duke fshirë çdo fotografi që ajo kishte postuar deri më tani.

Llogaria e 45 vjeçares është akoma aktive dhe akoma ka 2.8 milionë ndjekësit e saj, por nuk ka më asnjë fotografi në llogarinë e saj.

Ky veprim i Beckinsale vjen pas romancës së saj shumë të kritikuar me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson.

Qysh prej kur aktorja ka nisur lidhjen me 25 vjeçarin Davidson, llogaria e saj në Instagram është mbushur me komente negative për zgjedhjen e saj në meshkuj.

Në ndërkohë, komediani e ka “fshirë” llogarinë e tij në Instagram në muajin dhjetor të vitit 2018 pak pasi ishte ndarë me Ariana Granden.

Së fundmi, në një episodë të “Saturday Night Live”, Davidson kishte folur për të dashurën e tij shkurtimisht. “Duket se njerëzit e kanë një fiksim të çuditshëm me diferencën tonë në moshë. Por, kjo gjë nuk na pengon”, kishte deklaruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat