Arbana Osmani zbulon të ‘keqen’ e Xhemi Shehut

Mediale Vip

Arbana Osmani zbulon të ‘keqen’ e Xhemi Shehut

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:32
Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu

Dy moderatoret e njohura, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, prej vitesh ruajnë një miqësi të rrallë. Pavarësisht se të dyja janë të angazhuara me punë në emisionet e tyre, sigurisht që gjatë javës gjejnë edhe kohë për të kaluar disa momente të këndshme së bashku.

Dhe siç duket ditën e sotme e kanë kaluar bashkë, me një aktivitet shumë ndryshe, por me siguri me insistimin e Arbanës pasi Xhemi qenka dembelja e grupit.  Në një fotografi që Arbana ka publikuar në ‘Instagram’, të dyja moderatoret shfaqen të veshura sportive dhe duket se e kanë shijuar shumë shëtitjen në natyrë.

Ku ka më mirë se të bësh “hiking” me shoqen e ngushtë, por në fakt ajo nuk duhet të jetë dembele.  S’ka gjë Xhemi edhe ne do mendoheshim dy herë para se të bënim një ngjitje të tillë në mal.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat