Ju kujtohet koha kur reperi i njohur Noizy ishte i fiksuar me këngëtaren e famshme Rihanna?
Ishte koha kur reperi nëpërmjet postimeve të ndryshme në “Instagram”, tregonte se i pëlqente shumë këngëtarja.
Madje ai i komentonte në fotot që ajo postonte në “Instagram”, duke i thirrur edhe nuse.
Por së fundmi, Noizy ka postuar në “Instastory” një video ku zbulon se Rihanna ka dëgjuar emrin e tij më në fund.
Fansat e reperit kanë filmuar këngëtaren me famë botërore në një dalje publike, teksa ajo po hipte në makinë. “Ke të fala nga Noizy Rihanna”, dëgjohen të bërtasin me të madhe djemtë.