Miriam Cani publikon videon e ëmbël, Ameli i këndon ninullën më të bukur

Mediale Vip

Miriam Cani publikon videon e ëmbël, Ameli i këndon ninullën më të bukur

Më: 6 prill 2019 Në ora: 07:16
Miriam Cani

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë një marrëdhënie shumë të ngushte me vajzën e tyre, Amelin.

Ata publikojnë shpeshherë foto në ‘Instagram’ shkëputur nga momentet që kalojnë bashkë si familje, apo nga momentet kur Ameli luan muzikë në piano. Së fundmi, Miriami ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku dëgjohet zëri i ëmbël i vogëlushes, e cila i këndon mamit një ninullë.

“Erdhi dita të më vërë Ameli mua në gjumë”, ka shkruar Miriami.

Mesa duket, me rritjen e Amelisë dhe lidhja e tyre sa vjen dhe përforcohet më shumë. Me dy prindër të talentuar si Miriami dhe Albani dhe me një zë si të Amelisë, me siguri në të ardhmen do ta shohim të ndjekë dhe vogëlushja rrugën e muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat