E ulur në gjunjë duke pastruar, Pink i habit të gjithë me veprimin e saj

Mediale Vip

E ulur në gjunjë duke pastruar, Pink i habit të gjithë me veprimin e saj

Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:42
Pink

Pink është një nga këngëtaret më të suksesshme, megjithatë ajo ka treguar shpesh se fama nuk ka ndikuar aspak në personalitetin e saj. Ajo është shfaqur gjithmonë shumë e thjeshtë, madje së fundmi është parë duke pastruar yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame”. Këngëtarja 39-vjeçare është fotografuar mbrëmjen e djeshme e ulur në gjunjë duke pastruar yllin.

Pink ishte e veshur me të bardha dhe siç duket nuk e ka pasur aspak problem nëse do të bëhej pis. Të gjithë kalimtarët u habitën nga veprimi i këngëtares, sepse asnjëherë nuk kanë parë një personazh tjetër të bëjë të njëjtën gjë.

Megjithatë ‘Daily Mail’ shkruan se Pink e ka xhiruar këtë skenë për një videoklip të saj, që pritet të publikohet së shpejti. Pink e mori yllin e saj në shkurt të këtij viti dhe u shoqërua në event nga bashkëshorti dhe 2 fëmijët e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat