U bënë prindër për herë të parë, çifti i famshëm turk fotografohet me vogëlushin - Bota Sot
U bënë prindër për herë të parë, çifti i famshëm turk fotografohet me vogëlushin

Mediale Vip

U bënë prindër për herë të parë, çifti i famshëm turk fotografohet me vogëlushin

Më: 18 prill 2019 Në ora: 10:40
Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen

Pak ditë më parë, dy ktorët e famshëm turq Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen janë bërë prindër për herë të parë.

Teksa nëna e re ka dalë nga spitali së bashku me vogëlushin dhe e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, janë përballur me një grup gazetarësh, të cilët donin të dinin se si shkoi lindja.

Nga fotografitë e publikuara nga mediat turke vihet re se aktori mbante të birin dhe Fahriye u qëndronte pranë. Ai i falënderoi gazetarët që ishin të pranishëm në atë moment dhe menjëherë vendosi të birin në makinë.

“Çdo gjë shkoi mirë, edhe unë jam mirë. Burak ishte me mua, jemi shumë të lumtur”, është shprehur aktorja e famshme.

Çifti i martuar dy vite më parë u bë me një djalë këtë muaj dhe kanë vendosur që ta quajnë, Karan.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...