Aktorja e njohur ndalohet në aeroportin e Brazilit, shkak viza e saj

Mediale Vip

Aktorja e njohur ndalohet në aeroportin e Brazilit, shkak viza e saj

Më: 18 maj 2019 Në ora: 12:50
Holland Roden

Holland Roden thuhet se është ndaluar në aeroportin Sao Paulo-Congonhas të Brazilit, pasi asaj iu tha se viza e saj ishte e pavlefshme.

Aktorja 32 vjeçare ishte në rrugën e saj për të marrë pjesë në një konventë kur ajo u ndalua nga autoritetet të cilët e kanë mbajtur atë dhe agjentin e saj për më shumë se katër orë pa ushim apo ujë.

Holland hyri në Instagram për të shpjeguar situatën duke shkruar: “Pas dy vjetësh udhëtimi në Brazil me këtë pasaportë dhe këtë vizë pa probleme, për të takuar fansa dhe miq të mi, jam befasuar me akuzat dhe trajtimi që ma bëri policia braziliane sot”.

Përfaqësuesi i aktores lëshoi një deklaratë për People duke thënë: “Viza e saj ishte e vlefshme dhe ka udhëtuar dy herë në vit me të njëjtën vizë në këtë vend. Ne kërkojmë ndihmë nga ambasada e SHBA dhe qeveria braziliane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat