Ky është fituesi Eurovizionit për vitin 2019, ja sa pikë mori Jonida Maliqi

Mediale Vip

Ky është fituesi Eurovizionit për vitin 2019, ja sa pikë mori Jonida Maliqi

Nga: Bota sot Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:29
Jonida Maliqi

(E plotësuar) - Fituesi i Eurovisionit të sivjetmë që u mbajt në Izrael – Tel Aviv, është Holanda me këngëtarin Duncan Laurence dhe këngën Arcade.

Luarence mori 492 pikë.

Në vendin e dytë është renditur Italia me 465 pikë, kurse e treta doli Rusia me 369 pikë.

Në mesin e vendeve fqinje të Kosovës, më së miri u rendit Maqedonia me Tamara Todevksa duke grumbulluar 295 pikë në vendin e tetë.

Nga 26 vende pjesëmarrëse në finale, Jonida Maliqi e Shqipërisë u rendit në vendin e 18-të me vetëm 90 vota. Më mirë se Shqipëria u rendit Serbia me 92 pikë. 

Image

***

Holanda është shpallur fituese e Eurovizionit për vitin 2019, ndërsa Shqipëria u rendit në pozitën e 18 me 90 pikë të grumbulluara.

Fituesi i Eurovisionit të sivjetmë që u mbajt në Izrael – Tel Aviv, është Holanda me këngëtarin Duncan Laurence dhe këngën Arcade.

Në vendin e dytë është renditur Italia, kurse Maqedonia u rendit në vendin e shtatë me 295 vota.

Shqipëria i ka marrë vetëm 90 vota me këngën e Jonida Maliqit “Ktheju Tokës”.

Image

***

Shteti i Rusisë në finalen e festivalit Eurovizion i ka dhënë Shqipërisë tre pikë.

Por, cka befasoi, është se shtetit mik të saj, Serbisë, nuk ia dha asnjë pikë të vetme.

Vlen të theksohet Shqipëria pikët maksimale ia dha Maqedonisë, njëlloj sic veproi edhe Serbia.

Maqedonia Veriore, ndërkaq, është duke u radhitur e dyta me pikët e jurive të shteteve, pasi mori shumë pikë maksimale.

Suedia ka marrë më së shumti pikë, dhe është radhitur e para.

Ndryshe, tani do të prezantohen edhe votat e publikut, të cilat do të kenë peshën e gjysmës së votimit.

***

Zyrtarisht janë hapur votimet për “Eurovision 2019”.

Pas përfundimit të performancave të 28 shteteve finaliste, janë hapur votimet.

Votimi do të zgjasë rreth 15 minuta dhe aplikacioni për votim është i qasshëm në Windows, iOS dhe Android.

Një votues mund ta votojë deri në 20 herë për një shtet, por jo për shtetin tënd.

Kujtojmë se përfaqësuesja e Shqipërisë mban numrin 02, ku mund të votojnë bashkëatdhetarët.

Për ndryshe, Jonida Maliqi ka dhuruar perfomancë madhështore në skenën e Tel Avivit, ku u paraqit e dyta, pas Maltës.

Më poshtë gjendet linku, ku mund të votoni për Shqipërinë. 

http://vote.esctoday.com/

***

Shqiptarja Eleni Foureira ‘elektrizon’ skenën e “Eurovisionit”

Eleni Foureira ka dhuruar performancë ‘elektrizuese’ në skenën e Tel Avivit.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Eleni Foureira, është rikthyer edhe këtë vit në skenën e “Eurovision”.

Image

Këngëtarja vitin e kaluar u shfaq si garuese, ajo përfaqësoi Qipron, ndërsa kënga e saj “Fuego” ishte pëlqyer shumë.

Kësaj radhe, Eleni erdhi si e ftuar speciale në mbrëmjen finale të “Eurovisionit”, që po mbahet në Tel Aviv.

Conchita Wurst, befasia e natës finale të “Eurovision”

Transgjinorja Conchita Wurst performoi në skenën e “Eurovision 2019”.

Conchitën të gjithë e mbajnë mend si fituesi i “Eurovision 2014”, ku përfaqësonte Austrinë.

Image

Mbrëmjen e sotme, Conchita u shfaq në skenën e Tel Avivit, ku këndoi një këngë.

Edhe kësaj radhe, Conchita ka marrë vëmendje me paraqitjen, ku ishte veshur me rrjetë, duke habitur të gjithë.

***

Është hapur votimi për të zgjedhur këngën fituese në Eurovizion. Ja si mund të votoni për Shqipërinë në Eurovision ju që jetoni në diasporë:

Image

***

Po mbahet nata finale e Eurovizionit 2019 në Tel Aviv të Izraelit.

Jonida Maliqi, e cila përfaqëson Shqipërinë ka dhuruar një shfaqje të shkëlqyer, duke performuar e dyta në listën e vendeve finaliste, përcjell Bota sot.

Jonida Maliqi këndoi këngën “Ktheju tokës”, me ritme dramatike, me tekst që i referohet Luftës së Kosovës.

Në këtë garë, po merr pjesë edhe 21-vjeçarja britanike, Michael Rice, e cila shpreson që të sjellë kurorën e Eurovizionit në Britani për herë të parë në 22 vjet, shkruan Daily Mail.

Vëmendje të madhe, pritet të marrë edhe mbretëresha e popit, Madonna, e cila do të performojë si mysafire sonte në Eurosong.

Ajo pritet të mbajë miliona fansa para ekraneve të tyre televizive.

Madonna do të interpretojë këngën e saj të vitit 1989 "Like a Prayer", e shoqëruar nga një kor.

Image
Image
Image

***

Jonida Maliqi entuziazmoi të pranishmit në arenën ku u zhvillua nata finale e Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”, në Tel Aviv të Izraelit, me këngën e kënduar në shqip “Ktheju Tokës”, teksa shorti i kishte përcaktuar radhën e dytë nga nisja.

Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Facebook dha disa sekuenca të interpretimit, vetëm 29 sekonda, shoqëruar me përshkrimin: Jonida Maliqi na ofroi të gjithë ndjeshmërinë e saj.

Megjithatë, siç vëren BBC në një analizë të shkurtër pas performancës së këngëtares shqiptare, asnjë vend që ka kënduar e dyta në natën finale të “Eurovision”-it nuk ia ka dalë mbanë të fitojë kompeticionin.

“Ky është një lajm i keq për Jonida Malinin e Shqipërisë, – thuhet në komentin e Neil Smith, reporterit të BBC-së nga Tel Avivi, – kënga vajtuese e së cilës, Ktheju Tokës, vështirë se do të trondisë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme”.

“Çdo këngë, çdo lot është veç një suvenir i hidhur, – thoshte mes notave të saj këngëtarja shqiptare. – Ke humbur identitetin, ndaj kthehu në shtëpi tani”, citohen disa nga vargjet e muzikës.

Jonida i dha asaj fuqi dhe shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur, sipas Neil Smith. Por, ai shton se “kjo nuk duket të jetë kënga që do t’i japë fund shterpësisë 15-vjeçare të Shqipërisë”.

Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 mbetën në garë për trofeun e sivjetshëm. Sipas parashikimeve, Holanda dhe Australia mund të duelojnë për suksesin.

Ja si mund të votoni për Shqipërinë në ‘Eurovizion’ ju që jetoni në diasporë

Jonida Maliqi sapo ka përfunduar performancën në natën finale të festivalit ‘Eurovision’

Me këngën ‘Ktheju Tokës’ këngëtarja dhuroi performancën rrëqethëse dhe të mrekullueshme duke elektrizuar skenën gjigante të festivalit evropian.

Me numëron rendor 2, Jonida edhe një herë dhuroi emocion duke mos zhgënjyer me zërin e fuqishëm dhe paraqitjen skenike.

Ja si mund të votoni për Shqipërinë në Eurovision ju që jetoni në diasporë:

Image

Jonida Maliqi dhuron emocion me performancën në finalen e “Eurovision 2019”

Jonida Maliqi sapo ka përfunduar performancën në finalen e “Eurovisionit”.

Jonida Maliqi, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në festivalin e këngës “Eurvision”, ka kryer paraqitjen e saj në skenën e Tel Avivit, ku sonte po mbahet finalja.

Shqipëria u paraqit e dyta në këtë finale, ndërsa para saj ishte Malta.

Performanca e Jonidës u duartrokit nga publiku, kurse kënga e saj dhuroi emocion tek të gjithë.

Për ndryshe, në finalen e madhe garojnë 26 shtete, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë ka marrë komente pozitive për këngën.

Kujtojmë se në natën finale që po mbahet sonte (e shtunë) në Tel Aviv, do të performojë edhe pop-ylli me famë botërore, Madonna. 

Image
Image

***

Ka filluar edicioni i 64-të i festivalit të këngës evropiane, Eurovision.

Shfaqja muzikore do të zgjatë për 4 orë, ku në mesin e garuesve do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi, e cila këndon e dyta, dhe në parakalimin e saj u shfaq duke bërë shqiponjën me duar.

Festivali i këtij viti mbahet në Izrael, pasi këngëtarja e këtij vendi u shpall fituese vitin e kaluar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat