Muaj pas divorcit të bujshëm nga bashkëshorti francezë, ish-balerina Hueyda El Saied pranoi publikisht se është në një lidhje me mikun e saj Tier i cili kishte 5 vjet që e dashuronte Hueydën pavarësisht se ajo ishte e martuar.
Ajo nëpërmjet postimeve të ndryshme ka treguar se marrëdhënia e saj me Tier po shkon shumë mirë dhe se ai ka një raport shumë special me djalin e saj Gabriel.
Së fundmi, Hueyda dhe Tier kanë nisur pushimet dhe ish-balerina vazhdimisht ka ndarë video dhe foto nga udhëtimi i tyre.
Hueyda pak më parë ka publikuar një video ku shihet në momente romantike me partnerin.
Të dy shfaqen të përqafuar teksa në fund shkëmbejnë dhe një puthje.
‘Dashuria e jetës time’, dëgjohet të thotë Hueyda duke treguar kështu që është më e dashuruar se kurrë më parë.