Ledina Çelo është kthyer në kohë për ta ndarë me ndjekësit një foto nga arkiva.
Këngëtaren Ledina Çelo duket se e ka kapluar nostalgjia e kohës së shkuar.
Kjo për faktin se në llogarinë e saj në Instagram me ndjekësit e ka ndarë një foto të vjetër të shkëputur nga arkiva.
“Gocat e Tirones! Viti 1994”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit të fotografisë ndërsa komentet e ndjekësve ishin nga më të ndryshmet.
Ledina sot është ndër emrat e komentuar se si ka arritur që ndër vite t’i ruajë linjat dhe të jetë në top formë, ndërkohë që është nënë e dy fëmijëve.