Ledioni feston ditëlindjen, Sara në urimin e saj zbulon dhe gjininë e bebit të dytë

Mediale Vip

Ledioni feston ditëlindjen, Sara në urimin e saj zbulon dhe gjininë e bebit të dytë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 09:47
Sara dhe Ledioni

Ditën e sotme moderatori Ledion Liço feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të shënuar të tij, nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes Sara Hoxha.

Ajo ka publikuar dy fotografi nga dasma e tyre, shoqëruar me urimin, si dhe ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë që pritet të vijë në jetë.

“Vite më parë si sot, në ditëlindjen e tij, unë takova shpirtin tim binjak. Nuk ka njeri më të mirë dhe baba më të mirë për babanë dy djemve tanë. Të dua! Edhe pse nuk je pjesë e rrjeteve sociale, e di që ti i kontrollon postimet e mia në fund të 24 orëve”, shkruan Sara.

Kujtojmë se Ledioni dhe Sara janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, pas djalit London Noor.

Çifti i famshëm u bënë prindër për herë të parë para dy vitesh dhe zgjodhën emrin London për të voglin e tyre, pasi kryeqyteti britanik është një vend i rëndësishëm për lidhjen e tyre të dashurisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat