Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri sot u dekorua me titullin ‘Hero i Kombit’ nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Haradinaj i dha medaljen ‘Hero Kombëtar’, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, deputetit nga Ferizaji për punën e tij si deputet dhe humanizmin e treguar gjatë viteve.
E për këtë shumë i gëzuar ishte edhe deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri.
Ai tha se këtë medalje ua dedikon qytetarëve të Kosovës, të cilët sonte patën mundësinë të argëtohen me muzikën e tij.
Tahiri, edhe pse pati premtuar të heq dorë nga muzika kur të futet në politikë, këtë nuk e ka bërë.
Ai sonte në një lokal të Prishtinës ka mbajtur një mbrëmje muzikore pas dekorimit me medaljen e ‘Heroit Kombëtar’.