Cara Delevingne konfirmon lidhjen me Ashley Benson

Mediale Vip

Cara Delevingne konfirmon lidhjen me Ashley Benson

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:50
Cara Delevingne me Ashley Benson

Aktorja Cara Delevingne dhe Ashley Benson e kanë konfirmuar romancën e tyre.

Pas publikimi të një video duke u puthur bashkë, Delevigne e ka konfirmuar lidhjen.

Madje, ajo tregoi se arsyeja pse vendosi ta ndajë këtë video, ishte të festonte njëvjetorin me Bensonin.

Pavarësisht se u zbulua që ajo dhe Benson janë në lidhje qe një vit, Delevingne refuzoi ta quante këtë si lidhje zyrtare, duke shtuar se është vetëm diçka e vogël.

Në Gala mbrëmjen e TrevorLIVE ( mbrëmje për ta mbështetur komunitetin LGBT), Delevingne u nderua me çmimin hero, për mbështetjen e saj për projektin e The Trevor.

Kur doli në skenë për ta pranuar çmimin, Delevingne falënderoi të dashurën e saj për mbështetjen.

“Dua ta falënderoj një grua të veçantë në këtë mbrëmje dhe ti e di se kush je. Ajo është një nga personat që më ndihmoi ta dua vetën kur kisha nevojë më së shumti. Ajo ma dëshmoi se çka është dashuria e vërtetë dhe si ta pranojë atë, që është më e vështirë sesa e mendoja”, tha ajo para të pranishmëve. Dhe e përfundoi fjalimin e saj të shkurtër me këtë shprehje Të dua Sprinkles”, ka thënë mes të tjerash aktorja angleze. Kujtojmë se Cara më parë ishte përfolur edhe për një romancë me këngëtaren shqiptare, Rita Ora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat