Kombinim më i guximshëm i Melania Trump: Kombinezoni i verdhë ka ngritur të gjithë në këmbë! - Bota Sot
Kombinim më i guximshëm i Melania Trump: Kombinezoni i verdhë ka ngritur të gjithë në këmbë!

Mediale Vip

Kombinim më i guximshëm i Melania Trump: Kombinezoni i verdhë ka ngritur të gjithë në këmbë!

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:34
Melania Trump

Dama e parë e Amerikës ka zgjedhur kombinimin mbresëlënës të veshjes

Melania Trump është paraqitur në tubimin në Qendrën Amway në Orlando për ta përkrahur bashkëshortin në fushatën e zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2020, ndërkaq veshja e saj e guximshme ka tërhequr interesim të madh.

Për dallim nga viti 2015, kur në shpalljen e kandidaturës së parë të Trumpit kishte veshur fustan të thjeshtë ngjyrë të bardhë, kësaj here zgjedhja ishte veshja më efektive.

Dama e parë e Amerikës për këtë rast ka veshur kombinezonin ngjyrë shumë të verdhë “Ralph Lauren me mëngë të gjera të cilin në bel e ka shtrënguar me kollan metalik.

Me këtë veshje ka përshtatur këpucët me taka të larta Christian Louboutin, gjithashtu në ngjyrë të verdhë.

Edhe pse Melania gëzon famën e ikonës së stilit, këtë herë kritikët i kanë gjetur vërejtje, andaj në internet kanë komentuar se është tepër mbresëlënëse.

Natyrisht, ka edhe shumë të tillë të cilët e kanë lavdëruar zgjedhjen e saj dhe i kanë dhënë mirënjohje për këtë veshje kaq krenare dhe kaq të guximshme.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...