Evon Brennan kishte pranuar një mesazh në LinkedIn, e pyetur nëse do ta konsideronte që të bëhej modele dhe ajo kishte menduar se ky kishte qenë një mashtrim, sipas mediumit briantik Metro.
58 vjeçarja nuk ishte marrë kurrë më parë me modelim, mirëpo ishte kontaktuar nga njëra prej bashkëthemelueseve të agjencisë së modelimit Mrs Robinson, Fleur Brady – mirëpo Evon thjesht e kishte fshirë mesazhin.
Sidoqoftë, Fleur kishte insistuar duke i dërguar edhe më shumë mesazhe dhe duke tentuar ta kontaktojë Evon-in të cilën e kishte hasur në Instagram.
Ajo e kishte konsideruar atë si një model shumë të mirë për këtë agjenci që fokusohet në përfaqësimin e grave më të shtyra në moshë.