Ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës, humb - Bota Sot
Ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës, humb

Mediale Vip

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës, humb

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:52
Vaçe Zela dhe Pjetër Rodiqi

Është ndarë nga jeta Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i artistes së njohur Vaçe Zela. Lajmin e trishtë të ikjes së tij e ka dhënë e bija Irma përmes një statusi të shkruar pak minuta më parë në rrjetin social “Facebook”

“Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit.

Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.

Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë.”

Pjetër Rodiqi u shfaq për herë të fundit në media në Prill të 2019-ës i ftuar në emisionin “Soiree”, në nder të artistes së merituar që ndërroi jetë në shkurt të 2014-ës në moshën 75-vjeçare.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...