Nëse mami po ju kërkon që t’i hapni një llogari në “Instagram”, apo edhe ju mendoni se është diçka trendi, mendohuni mirë para se të veproni!
Arsyen ua tregon këngëtarja, Rezarta Shkurta, e cila mendon se ka bërë shumë gabim që i ka hapur mamasë së saj një profil në këtë rrjet social.
Së fundmi, ajo ka publikuar një foto të bërë me efekt që i tregon hundën me pirsing, ndërsa paralajmëron të ëmën se nuk është e vërtetë!
“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin… qetësohu!!! Nuk e kam shpuar vërtet hundën”, shkruan Rezarta.
Kjo e fundit më pas ka publikuar një tjetër foto, ku zbulon reagimin e së ëmës pasi ka parë foton e parë të Rezartës.
“S’të ka lënë mendja besoj”, i shkruan e ëma. “Gabimi më i madh që kam bërë në jetë… I kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni në kohë, mos e bëni ju lutem”, na paralajmëron Rezarta.