Dua Lipa detyrohet të anuloi koncertin në Itali

Mediale Vip

Dua Lipa detyrohet të anuloi koncertin në Itali

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 23:49
Dua Lipa

Dua Lipa së bashku me tenorin Andrea Bocelli kishin planifikuar që sot të performojnë për publikun italian në Florence, por u detyruan të anulojnë koncertin.

Shkak i anulimit janë reshjet atmosferike të cilat detyruan anulimin e koncertit dhe ky fakt ka dëshpëruar tej mase këngëtaren nga Prishtina.

Ajo me këtë rast ka bërë edhe një postim në Instagram ku shkruan: “Shfaqje me Andrea Bocelli që ishte planifikuar të mbahej sot, është anuluar për shkak të motit të ligë. Shumë e dëshpëruar që nuk mundëm të performojmë së bashku këngën tonë, por nëna natyrë kishte fjalën e saj. Këtu jam me veshjen e ëndrrave me të cilën do flejë pasi dëgjova lajmet e fundit”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat