Noizy zhgënjen fansat në Podujevë

Mediale Vip

Noizy zhgënjen fansat në Podujevë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 10:48
Noizy

Noizy u detyrua ta anulojë koncertin e paralajmëruar në Podujevë.

Noizy është njëri ndër artistët më aktivë të estradës, i cili gjatë kësaj periudhe është shumë i angazhuar me mbrëmje muzikore.

Mbrëmë, reperi parashihej ta mbajë mbrëmje muzikore në Podujevë, por që pa dëshirën e tij u detyrua ta anulojë.

Image

Shkak i anulimit të koncertit të tij ishte trafiku në doganë, gjë që e bëri të mos arrijë me kohë në koncert.

Image

“Podujev per shkak te trafikut ne dogane smunda te arrija ne kohe, Shihemi heren tjeter. Dhe @xhefi shtyje Pak Ma shum lejen o burr. Më vjen keq, shihemi herën tjetër”, ka shkruar Noizy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat