Asya Gashi ngjitet e treta në iTunes me hitin “Babe Babe” - Bota Sot
Asya Gashi ngjitet e treta në iTunes me hitin “Babe Babe”

Mediale Vip

Asya Gashi ngjitet e treta në iTunes me hitin “Babe Babe”

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 22:56
Laureta Gashi

Këngëtarja Laureta Gashi, e njohur me emrin artistik Asya Gashi, ka sjellë këngën e saj më të re “Babe Babe”, e cila po mirëpritet nga adhuruesit e shumtë.

Por, nuk mjafton vetëm kjo, pasi kënga e Asya, e cila dy këngë tjera i ka në gjuhën turke, ndërsa në këtë të fundit mbizotëron gjuha shqipe, është ngritur në vendin e tretë në shërbimin muzikor  iTunes të Apple, duke shënuar kështu sukses të madh në karrierën e saj si këngëtare.

“Babe Babe” në kanalin zyrtar në YouTube për katër ditë ka marrë më shumë se 1 milion e 600 mijë klikime.

Asya Gashi ka studiuar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, para se të shkonte në Stamboll, për të vazhduar karrierën muzikore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...