Fotoja e një perëndimi (që simbolizon fundin e historisë së dashurisë) dhe pak fjalë, por ironizuese.
Liam Hemsworth thyen heshtjen pas lajmit për ndarjen nga Miley Cyrus, vetëm 8 muaj pas dasme.
Fotot që shfaqin ish-in e tij teksa puthet me bloggeren Kaitlynn Carter, bënë që ai të shkruante në rrjetet sociale: "Vetëm një shënim i shkurtër për të thënë që unë dhe Miley jemi ndarë prej pak kohësh dhe i uroj vetëm shëndet dhe lumturi për të ardhmen….. ".
Aktori kërkon të respektohet privacia e tij në një çështje kaq delikate: "Kjo është një çështje private dhe nuk kam komente dhe as që do e bëj një gjë të tillë, as në media e as t’u them gjë gazetarëve. Çdo citim që më atribuohet është fals. Paqe dhe dashuri ". ndërkohë në profilin e tij ndërkohë shfaqen ende fotot e shkrepura bashkë me Miley-n dhe e fundit daton në fillim qershori.
Ndërkohë që Cyrus është ende me pushime në Itali dhe poston foto dhe shprehje filozofike, Liam u kthye në Australi tek vëllai i tij Chris, në shtëpinë e tij, ku bashkë me nipin dhe mbesën, ndjen aromë familije.
Ajo familje që mbase do kishte dëshiruar të ndërtonte bashkë me Miley-n, por që për momentin mbetet një ëndërr.