E kritikuan për trupin, Big Mama u kthehet keq komentuesve: O njerëz të mjerë… - Bota Sot
E kritikuan për trupin, Big Mama u kthehet keq komentuesve: O njerëz të mjerë…

Mediale Vip

E kritikuan për trupin, Big Mama u kthehet keq komentuesve: O njerëz të mjerë…

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 19:15
Big Mama

Këngëtarja, Big Mama, mund të cilësohet si një nga femrat më të guximshme të ekranit shqiptar.

Me shumë vullnet, ajo arriti që të humbiste kilogramët e tepërta dhe tani ka një trup elegant që shumë vajza mund t’ia kenë zili.

Edhe pse tani ka një trup me një peshë ideale, komentet negative nga ana e ndjekësve të saj nuk mungojnë.

Së fundmi, ajo ka publikuar në profilin e “Instagram”-it disa foto ku shfaqet me bikini dhe vihet re se te krahu i saj janë krijuar disa rrudha.

Ndjekësve nuk u ka shpëtuar ky detaj dhe me anë të komenteve kanë vendosur që t’ia vënë në dukje Big Mamës, e cila gjithashtu ka reaguar menjëherë.

“Nuk po mundem pa ju thënë o njerëz të mjerë se ai krah ka hequr 40 kile me operacione pa operacione, unë arrita pata zemër dhe e bëra”, shkruan Big Mama ndër të tjera në postimin e saj në “Instastory”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...