Pse dasma e Jonida Vokshit ishte e veçantë? Detajet aspak të zakonshme - Bota Sot
Pse dasma e Jonida Vokshit ishte e veçantë? Detajet aspak të zakonshme

Mediale Vip

Pse dasma e Jonida Vokshit ishte e veçantë? Detajet aspak të zakonshme

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 06:49
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Jonida Vokshi kurorëzoi në martesë lidhjen e saj të dashurisë me aktorin e njohur Besnik Krapin. Dyshja zgjodhi bregdetin për t’i thënë “Po” njëri-tjetrin, me shpresën se martesa e tyre do të zgjasë përgjithmonë. E gjithë dasma e çiftit nuk ishte e zakonshme, ose më saktë nuk ishte njësoj nga dasmat VIP që jemi mësuar të shohim kohët e fundit. Çifti ishin tejet spontan dhe në dasmë dukej sikur çdo gjë rrodhi natyrshëm, pa sforcime.

Jonida ishte nusja më minimaliste që kemi parë së fundmi. Grimi ishte natyral, fustanet ishin tejet të thjeshtë dhe Jonida në fakt dukej mjaft e bukur.

Në altar ajo zgjodhi një fustan të bardhë me rripa, të ngushtë pas trupit dhe flokët e drejta si gjithmonë. Mikesha e saj e ngushtë Elvana Gjata i kurorëzoi në martesë dyshen e famshme.

Ndërsa për në mbrëmje, Jonida kishte zgjedhur një fustan me mëngë, stil princeshe, por sërish kishte qëndruar tek thjeshtësia.

Përveç thjeshtësisë, Jonida ishte edhe nusja më spontane që kemi parë. Kërcimi me mikeshën e saj të ngushtë, Elvana Gjatën ishte një ndër momentet më speciale të dasmës.

Edhe momentin që dogji shaminë e beqarit dhëndri, Jonida e shijoi shumë.

Pjesa më interesante dhe e pazakontë e dasmës ishte momenti i prerjes së tortës.

Në përgjithësi, kjo nuk ishtë një dasmë e zakonshme, por çifti na vërtetoi që spontaniteti dhe origjinaliteti në një dasmë vlejnë më shumë se 100 plane të tjera që shohim në çdo dasmë shqiptare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...