Noizy feston 33-vjetorin, “mosha e Krishtit” e gjen pa të dashur reperin e aventurave me vajza VIP

Mediale Vip

Noizy feston 33-vjetorin, “mosha e Krishtit” e gjen pa të dashur reperin e aventurave me vajza VIP

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:56
Noizy

Për shumë persona, mosha 33-vjeçare është më e bukura e jetës. Kjo, për faktin se njerëzit u referohen viteve të Krishtit, duke menduar se ky është një numër fati, një moshë dhe etapë e veçantë e jetës. Shifrën 33 e ka festuar dje Noizy.

Por e ashtuquajtura “mosha e Krishtit” e ka gjetur pa të dashur një nga reperat më aventurierë. Ishte ditëlindja e tij e 33-të, por mesa duket, ai nuk kishte ndërmend ta festonte. Gjatë ditës nuk kishte në “Instagram”-in e tij asnjë postim rreth kësaj dite, përveç faktit që ndodhej në Greqi dhe këtë e lajmëroi përmes një postimi në “Instastory”.

Një fakt tjetër që bie në sy është se kjo ditëlindje e gjen single djalin më të komentuar për flirte e lidhje me shumë vajza VIP. Baba i një vajze nga historia e dashurisë që pati në Londër para famës, duket se tani ka zënë mend dhe ka vendosur të mendohet mirë para se të nisë një histori.

Kujtojmë që në një intervistë për “Panorama Plus”, ai rrëfeu se lista e vajzave me të cilat kishte pasur histori, duke filluar nga një natë apo lidhje të gjatë, e kishte kaluar shifrën 100 . Një nga strategjitë e tij më interesante në muzikë ishte përfshirja e vajzave seksi në grupin OTR.

Kështu, pas Oriola Marashit apo Keisi Medinit, të gjithë u habitën kur panë në krah të tij modelen seksi, Niki Delijorgji. Prej vitesh, Noizy ka plan ta kthejë grupin OTR në folenë e femrave më seksi në vend. Shumë pak e dinë që Noizy u bë baba në Angli që në moshën 20 vjeç, edhe pse fëmijët janë fansat e këngëve të tij. Në sytë e të gjithëve është shfaqur si djali plangprishës dhe rebel.

Por jeta e tij ka ndryshuar kryekëput nga vitet e adoleshencës në Londër, ndjesive delikate për vajzën e tij dhe karrierës së egër si boksier “streefight”. Pyetjes në një intervistë për “Panorama Plus” se a beson te martesa dhe a do të martohet ndonjë ditë, ai i përgjigjet: “Do martohem, sigurisht, nëse do dojë ajo që do dua. Do bëj gjithçka për të, por problemi është se për momentin s’jam aspak i intriguar nga martesa. Për më tepër, nuk jam fans dasmash të rrëmujshme siç bëhen këtu në Shqipëri”.

E nëse do të martohesh, cila do të ishte ceremonia që ke imagjinuar për veten? “Edhe nëse do isha martuar, dasma ime do jetë shumë më ndryshe se ç’bëhet në Shqipëri, ku ka shumë rrëmujë dhe njerëz të panevojshëm në dasmë. Unë kam planifikuar një ceremoni vetëm me njerëzit e mi shumë të afërt dhe do doja një festë me shumë relaks, jo orkestër shqiptare, por një mbrëmje me violina e piano në sfond dhe me një gjelbërim shumë të madh”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat