Justin Timberlake fton gruan ta shoqërojë në xhirimet e filmit, pas skandalit të fundit

Mediale Vip

Justin Timberlake fton gruan ta shoqërojë në xhirimet e filmit, pas skandalit të fundit

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:56
Justin Timberlake

Këngëtari dhe aktori i njohur, Justin Timberlake, është duke u munduar t’i rregullojë raportet me gruan e tij, Jessica Biel.

Kjo pasi Justin Timberlake, ditë më parë ishte fotografuar duke i mbajtur duart me aktoren Alisha Wainwright, në xhirimet e filmit ”Palmer”.

Një burim i afërt i familjes i tha Us Weekly, se ai e ka ftuar gruan e vet ta shoqërojë atë gjatë xhirimeve të këtij filmi.

Kjo sipas tij për t’ia dëshmuar asaj se nuk ekziston asgjë ndërmjet Justin dhe Alisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat