“Përjetova shok”, Iva Aliko zbulon si reagoi pas arrestimit të Zogut të Tiranës për prostitucion: Ai është naiv, e kanë shfrytëzuar

Mediale Vip

“Përjetova shok”, Iva Aliko zbulon si reagoi pas arrestimit të Zogut të Tiranës për prostitucion: Ai është naiv, e kanë shfrytëzuar

Më: 14 janar 2020 Në ora: 16:25
Iva Aliko dhe Zogu i Tiranës

Pas akuzave të prokurorisë dhe përgjimeve të publikuara në media, ku përfshi Zogu i Tiranës (Hermes Nikaj) për prostitucion, modelja, Iva Aliko është shprehur se nuk ja merrte dot mendja kurrë që miku i saj do bëhej pjesë e këtyre shkrimeve.

E ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Aliko tha se përjetoi një shok të madh dhe nuk e priste një ngjarje të tillë, duke shtuar se e mësoi nga mediat.

Ndërsa u shpreh se Hermes Nikaj është pak naiv dhe i besonte gjithkujt.

Iva Aliko: “U zgjova më mëngjes dhe e marr vesh nga portalet, mediat. Përjetova një shok, nuk e prisja. Në bazë të shkrimeve, shkrimet ishin të papranueshme. Nuk e merrja dot me mend kurrë që do përfshihej Zogu në ato lloj shkrimesh. Nuk e njoh për një njeri të tillë. Jo vetëm unë, por të gjithë ata që e njohin personalisht, kanë një mendim me mua, e njohin si një person me humor, pak naiv, në kuptimin e mirë të fjalës, që i besonte gjithkujt, një person shumë pozitiv.”

Ndërsa pyetjes nëse mendon se mund të jetë shfrytëzuar, ajo iu përgjigj: “Pikërisht, ndaj mendoj se mund të jetë edhe aty. Mendoj se Hermesi është i shfrytëzuari. Rrinte me gjithkënd dhe ndoshta prandaj mendoj që është viktimë.”

Ndërsa tha se Zogu nuk ishte person që shpenzonte para tepër pasi kishte rrogë modeste.

Iva Aliko: “Nuk e njoh si person që shpenzonte tepër, madje Hermesi edhe lëvizjet e tij, domethënë e merrnim me makinë është person që shpenzon. Edhe për taksi nuk shpenzonte. Po edhe nuk kishte mundësi, ai kishte një rrogë modeste mesa di unë në TV.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat