Ribashkimi i “Friends” nuk është i sigurt - Bota Sot
Ribashkimi i “Friends” nuk është i sigurt

Mediale Vip

Ribashkimi i “Friends” nuk është i sigurt

Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:38
“Friends”

Ribashkimi i shumëpritur i aktorëve të serisë “Friends”, mund të mos ndodhë fare. Kështu bëri të ditur së fundmi një zyrtar i kanalit HBO.

Në nëntor të vitit të kaluar u bë i ditur lajmi se një ribashkim i plotë i ekipit të serisë së popullarizuar është në realizim e sipër, me qëllim të festimit të 25-vjetorit të publikimit të “Friends”. Besohej se ky projekt do të realizohej enkas për platformën digjitale “HBO Max”, por në një konferencë për media, shefi kreativ i kësaj platforme, Kevin Reilly, u shpreh më pak optimist rreth finalizimit të këtij projekti.

“Ka shumë interesim që ky ribashkim të ndodhë, por sërish nuk po arrijmë t’i finalizojmë gjërat për ta realizuar këtë projekt. Sot, them se një gjë e tillë nuk është plotësisht e sigurt”.

Sipas portalit “Deadline”, negociatat kanë ngecur prapa së fundmi, për shkak të kërkesave financiare të ekipit të aktorëve të serisë.

Jennifer Aniston, e cila në seri e portretizonte Rachel Green-in, së fundmi deklaroi se është duke punuar rreth një projekti me kolegët e saj të serisë “Friends”, derisa Mathew Perry dhe Courtney Cox, po ashtu e kishin ndarë një fotografi ku shiheshin së bashku, pas fotos së parë të postuar në Instagram, e cila i përfshinte të gjithë protagonistët e serisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat