Para tri dekadash, Pamela e refuzoi propozimin e Peters me të cilin tash u martua

Mediale Vip

Para tri dekadash, Pamela e refuzoi propozimin e Peters me të cilin tash u martua

Më: 25 janar 2020 Në ora: 23:46
Pamela Anderson

Pamela Anderson e ka publikuar fotografinë e parë të përbashkët me burrin e saj, Jon Peters, me të cilin u martua javë më parë.

Ish-ylli i “Baywatch” dhe bashkëshorti i saj 74 vjeçar ishin njoftuar para më shumë se tri dekadash dhe asokohe kishin qenë në lidhje, prandaj 52-vjeçarja e ka publikuar edhe një fotografi të çiftit nga ajo kohë.

Martohet për të pestën herë Pamela Anderson, ylli i jep fund beqarisë me 74-vjeçarin në një dasmë sekrete

Në postimet e publikuara në Twitter në formë poezish, biondja e famshme ka treguar se Peters i kishte propozuar para 30 vitesh, mirëpo ajo e kishte refuzuar për shkak të dallimit të madh në moshë.

Ata ishin takuar në vilën e Playboy në vitin 1989, kur Pamela ishte 19 vjeçare, kurse Jon ishte në të katërdhjetat.

“Jam një femër me fat – një dëshmi se Zoti ka një plan”, ka thënë Anderson lidhur me këtë martesë, pasi kësaj radhe i tha ‘PO’ propozimit të Peters.

Kujtojmë Pamela në të kaluarën ka qenë e martuar me muzikantët Tommy Lee dhe Kid Rock dhe dy herë është martuar me lojtarin e pokerit, Rick Salomon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat