Brenda festës së ditëlindjes së Çiljetës dhe Fernandos!

Mediale Vip

Brenda festës së ditëlindjes së Çiljetës dhe Fernandos!

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 10:26
Çiljeta dhe Fernandon

Rastësia deshi që Çiljeta të sillte në jetë të birin Fernandon pikërisht në ditën e saj të lindjes, duke i bërë kështu vetes dhuratën më të bukur që kishte marrë e me siguri do të marrë ndonjëherë.

Çdo 5 shkurt artistja dhe i biri Fernando festojnë së bashku ditëlindjen dhe siç Çiljeta tashmë duket se e ka bërë traditë, festa është gjithmonë e përbashkët, ku kënëgtarja fton miqtë e saj, e po ashtu edhe Fernando ka miqtë e tij të vegjël në festë.

Mbrëmjen e së mërkurës vajza dhe djali i ditëlindjes mblodhën më të dashurit e tyre në një prej bareve në kryeqytet dhe frynë qirinjtë e tortës.

Image
Çiljeta dhe Fernandon

Një tortë me numrin 35 për mami Çiljetën, e një tortë me numrin 7 për Fernandon bukurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat