Gjyshërit po e shijojnë projektin e ri të Ledrit, këngëtari ndan videon e tyre

Mediale Vip

Gjyshërit po e shijojnë projektin e ri të Ledrit, këngëtari ndan videon e tyre

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 20:17
Ledri

Ledri Vula të shtunën kishte publikuar këngën e tij të re.

Ledri Vula muajin e fundit solli dy këngë të reja, që të dyja me tematika të ndryshme, por që arritën të marrin pëlqimin e publikut.

Ai të shtunën që lamë pas kishte shpërndarë këngën ‘Prej inati’ klipin e të cilit e kishte xhirua në New York, projekti gati sa ka arritur një milion klikime e pëlqim ka marrë edhe nga gjyshërit e artistit.

I cili pak më parë ndau një video të tyren duke kërcyer nën ritmet ‘Prej inati’, moment ky që ngazëllon edhe vet Ledrin.

“Kur jam i lodhur ose pa humor, thjesht ndërroj dhomë dhe qëndroj me dy personat më pozitivë në jetën time. Gjyshërit e mi, gjithmonë në humor për vallëzim me çdo këngë timen”
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat