Maluma, Kendall Jenner e Justin Bieber bëhen bashkë për kampanjën e brendit të njohur

Mediale Vip

Maluma, Kendall Jenner e Justin Bieber bëhen bashkë për kampanjën e brendit të njohur

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 23:46
Maluma, Kendall dhe Justin

Justin Bieber bëri kampanjë të re për “Calvin Klein” me Malumën, Lil Nas e shumë të tjerë.

“Calvin Klein” paraqiti një grup yjesh në kampanjën e re “Deal with it”, shkruan Page Six.

Kompania amerikane e modës njoftoi të enjten se përzgjodhi Lil Nas X, SZA, Malumën dhe yllin e “Euphoria”,  Hunter Schafer të shfaqeshin së bashku  Justin Bieber, Kendall Jenner dhe Lay Zhang në reklamën e re.

Në këtë kampanjë merr pjesë edhe Lil Nas X, që është deklaruar homoseksual dhe Schafer, që është transgjinor, duke përfaqësuar anëtarët e komunitetit LGBTI në këtë reklamë.

Ndërkohë, Maluma, artisti kolumbian i reggaeton dhe Zhang, shfaqin dëshirën e markës për t’iu drejtuar një klienti multikulturor. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat