Sot Kourtney Kardashian feston ditëlindjen.
Kourtney Kardashian dhe motra e saj më e vogël Kim Kardashian kanë qenë krye temë e mediave rozë javët e fundit për shkak të kacafytjeve në emisionin ‘Keeping Up With Kardashian’.
Në njërën nga episodet madje ato kishin shkëmbyer edhe disa grushte mes vete, e çfarë bëri raportet edhe më të acaruara.
Deri sa të gjithë mendonin se do duhet kohë të shihej ky ‘akull’ mes tyre Kim bëri veprimin e pa pritur.
Sot në ditëlindjen e 41-të të Kourtneyt, Kim mblodhi fotografitë e bëra ndër vite dhe i dedikoi një shkrim special asaj duke treguar mjaft krenare me motrën e madhe.