Meghan Fox i jep fund martesë 10-vjeçare

Mediale Vip

Meghan Fox i jep fund martesë 10-vjeçare

Më: 18 maj 2020 Në ora: 12:31
Meghan Fox i jep fund martesë 10-vjeçare

Një ndër ndarjet e bujshme të karantinës mund të quajmë atë të Megan Fox me Brian Austin. Çifti raportohet se mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre pas 10 vitesh. Dyshimet e para në lidhje me këtë lajm lindën kur të dy ata u shfaqën në publik pa unazën e martesës. Shtimi i të gjithë spekulimeve është fakti që “Daily Mail” sapo publikoi foto të Megan e cila ishte në shoqërinë e Machine Gun Kelly. Megan dhe Kelly janë parë duke lëvizur në Los Angeles të premten me makinë, gjë që nënkupton sipas “Daily Mail” se Megan po karantinohet me të dhe jo me bashkëshortin e saj Brian. Dyshimet për këtë të fundit janë shtuar kur Kelly u pa edhe me vajzën e Megan Fox duke dalë shëtitje. Dyshja nuk i ka komentuar ende këto lajme që po qarkullojnë. Brian dhe Megan kanë tre fëmijë së bashku. Marrëdhënia e tyre gjithmonë ka pasur ulje dhe ngritje. Ata në vitin 2015 u paraqitën në gjykatë për divorc, por më pas e anuluan dhe u kthyen bashkë një vit më vonë, pra në 2016. Dyshja janë lidhur bashkë për herë të parë në vitin 2004, ndërsa u fejuan në vitin 2009 dhe dashurinë e tyre e kurorëzua me martesë në vitin 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat