‘Duhet të ishte ndalur tek fytyra numër 2’, ndjekësit reagojnë ndaj pamjes së re të Khloe Kardashian

Mediale Vip

‘Duhet të ishte ndalur tek fytyra numër 2’, ndjekësit reagojnë ndaj pamjes së re të Khloe Kardashian

Më: 27 maj 2020 Në ora: 18:37
Khloe Kardashian

Ndjekësit e Khloe Kardashian kanë filluar të pyesin veten se pse ylli ka një "fytyrë ndryshe" në çdo selfie të postuar në Instagram.

Motra më e vogël e Kardashian, 35 vjeç, kohët e fundit ka marrë kritika të ashpra nga ndjekësit për "fytyrën e saj të re", pasi publikoi një foto në mediat sociale të dielën.

Disa i thanë se "dukej si një person ndryshe çdo vit", pasi e krahasuan fytyrën e saj aktuale me atë me fotot e postuara kohë më parë, duke pretenduar se e ka ndryshuar fytyrën me operacion.

Duket se ndjekësit e kanë mbrojtur yllin dhe kanë dalë me një teori që shpjegon se pse duket kaq ndryshe tani.

Një ndjekëse sugjeroi që ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ thjesht dëshiron të duket njësoj si motrat e saj më të mëdha, Kourtney, 41 vjeç dhe Kim, 39 vjeç.

Në një forum në internet, ata thanë: "Ajo urren gjërat që e bëjnë të duket ndryshe nga motrat e saj".

Një ndjekëse tjetër shkruajti: "Po por edhe para operacionit dhe fotoshopit ajo nuk dukej si askush në atë familje."

Sipas thashethemeve, Khloe është vajza e ish-yllit të futbollit OJ Simpson dhe kjo është arsyeja pse nuk ngjan me anëtarët e tjerë të familjes. Ajo është bjonde, ndërsa motrat brune.

Me kalimin e viteve, Khloe ka provuar dhe testuar të kthehet në brune për t'u dukur më shumë si motrat e saj të famshme.

Dikush tjetër shkruajti se Khloe nuk ka pse të duket si motrat e saj për të qenë e bukur.

"Më vjen keq për të. Imagjinoni presionin për t'u dukur bukur, kur motrat tuaja vendosin standardin e (instagram) bukurisë", ka shkruar një tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat