Beyonce do të marrë një çmim të madh në ‘Awards BET 2020’

Mediale Vip

Beyonce do të marrë një çmim të madh në ‘Awards BET 2020’

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 23:50
Beyonce

Beyonce do të jetë fituese e këtij viti për humanizëm.

Ata ia kanë vlersuar përpjekjet filantropike të superyllit, të cilat përfshijnë bursa akademike, një partneritet me UNICEF dhe përpjekje për të mbështetur ata që preken nga kriza e COVIDE-19.

Beyonce gjithashtu zbuloi kohët e fundit një iniciativë të re që synon forcimin e bizneseve të vogla në pronësi njerësve me ngjyre pas publikimit të këngës së saj të re surprizuese, “Black Parade”.

Beyoncé ka arritur shumë përmes bamirësisë së saj BeyGood.

Përmes organizatës së saj, këngëtarja, në partneritet me nënën e saj Tina Lawson, ngritën një iniciativë për testimin celular COVID-19 në qytetin e saj të lindjes në Houston, Texas, për të inkurajuar komunitetet e zeza dhe kafe të prekura nga pandemia që të testohen.

“Virusi po e shkatëron komunitetin me ngjyrë, kështu që ne duhet të lëvizim në mënyrë që të përparojmë në shëndetin tonë”, tha Tina në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat