Katy Perry e kishte menduar vetëvrasjen pas ndarjes nga Orlando Bloom

Mediale Vip

Katy Perry e kishte menduar vetëvrasjen pas ndarjes nga Orlando Bloom

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 08:40
Katy Perry, Orlando Bloom

Shtatzëna Katy Perry zbulon se e konsideroi vetëvrasjen pas ndarjes nga i fejuari i tanishëm Orlando Bloom.

Katy Perry ka zbuluar se ajo konsideroi të bëj vetëvrasje pas ndarjes së saj në vitin 2017 nga Orlando Bloom dhe performancës së dobët në albumin e saj, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 35 vjeçare, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me aktorin Orlando, 43 vjeçar, pranoi se ajo ishte në ‘humnerë’ pas momenteve të ulëta në jetën e saj personale dhe profesionale.

Ajo i tha radiotelevizionit SiriusXM CBC: “Karriera ime ishte në këtë trajektore kur ajo po shkonte lart, lart e lart dhe atëherë unë pata një lëkundje të vogël nga këndvështrim i jashtëm. Por për mua ishte sizmike”.

“Atë kohë pastaj i kisha dhënë fund lidhjes me Oralndo Bloom, njeriut që tani do bëhet i ati i fëmijës tim, dhe atëherë unë isha e ngazëllyer kur ‘fluturova’ me projektin e ri. Por vlefshmëria nuk më bëri mirë, dhe kështu unë thjesht unë u përplasa”.

Ylli, i cili u rrit me prindërit që ishin pastorë Pentekostal, vazhdoi të zbulojë se besimi i saj e ndihmoi atë të shërohej me kalimin e kohës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat