Donaldi apo Romeo, kush është i preferuari i Bora Zemanit

Mediale Vip

Donaldi apo Romeo, kush është i preferuari i Bora Zemanit

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 06:31
Donaldi apo Romeo

Donald dhe Romeo Veshaj janë binjakët që konfuzojnë më shumë publikun. Në fakt, që të arrish t’i dallosh duhet t’i njohësh shumë mirë. Ata kanë ndryshime si në karakter, ashtu edhe në pamje, edhe pse këto të fundit nuk janë aq të lehta për t’u vënë re.

Një nga ata persona që nuk i ngatërron kurrë është Bora Zemani, e cila ka arritur t’i njohë shumë mirë. Ajo, së bashku me binjakët Romeo dhe Donald prezantojnë “Treshat” – një emision, suksesin e së cilit, Bora ia atribuon marrëdhënies së mirë që ka me binjakët.

Por kush është i preferuari i Borës?

E ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, moderatorja u pyet për të preferuarin e saj. Por, gjithë maturi, Bora u përgjigj se ka të preferuarin e saj për gjëra të ndryshme. Ka gjëra që i pëlqejnë te Donaldi dhe ka të tjera që i pëlqejnë më shumë te Romeo.

Ndërsa pyetjes nëse i ngatrërron apo jo ndonjëherë vëllezërit me njëri-tjetrin, ajo iu përgjigj jo, sepse nuk i duken aspak të ngjashëm, madje janë shumë të ndryshëm.

Siç thamë, duhet t'i njohësh mirë që të mund të dallosh ndryshimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat