Kim Kardashian nuk do të lejoj që situata e Kanye West të filmohet në “Keeping Up With Kardashians”

Mediale Vip

Kim Kardashian nuk do të lejoj që situata e Kanye West të filmohet në “Keeping Up With Kardashians”

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 17:07
Kim Kardashian dhe Kanye West

Shumë njerëz po pyesin nëse Keeping Up ëith Kardashians do të filmojë gjithçka që po ndodh me Kanye West dhe Kim Kardashian tani.

Kim theu heshtjen e saj mbi shëndetin mendor të Kanye, dhe ajo mori vendimin që asnjë nga këto të mos dokumentohet për sezonin e ri.

TMZ raportoi se “sa më shpejt që Kanye doli nga shinat, Kim mori vendimin që asnjë prej tyre të mos përdoret si një skenar në shfaqje.”

Për më tepër, Kim tha që produksionit u tha që të mos profilizonte asnjë nga fëmijët e tyre gjatë kësaj periudhe sepse ajo dëshiron që ata të mos e shohin atë në të ardhmen.

Ndërkohë, Kanye së fundi deklaroi se është munduar të shkurorëzohet nga Kim prej dy vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat