Elton John ishte gati të vdiste nga varësia prej drogës dhe alkoolit

Mediale Vip

Elton John ishte gati të vdiste nga varësia prej drogës dhe alkoolit

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 00:18
Elton John

Elton John thotë se do të kishte vdekur nëse nuk do të kërkonte ndihmë për varësi.

Sir Elton John ka reflektuar për 30 vjet me pastrim nga varësia në një post të përzemërt të mërkurën, shkruan DailyMail.

Këngëtari legjendar, 73 vjeç, ndau imazhe në Instagram me monedhën e tij “Alkoolikët Anonim” dhe një tortë festive.

Autori i “Your Song” publikoi edhe disa letra e lule për të shënuar përvjetorin e veçantë. Ai tha: ‘Duke reflektuar në ditën më magjike duke festuar 30-vjetorin e pastrimit nga varësia.

‘Kaq shumë karta dhe lule të bukura nga djemtë e mi, David, miqtë në program, stafi në zyrë dhe në shtëpitë tona. Unë jam vërtet një njeri i bekuar. Nëse nuk do të kisha hedhur përfundimisht hapin e madh për të kërkuar ndihmë 30 vjet më parë, do të kisha vdekur”, tha ai.

“Faleminderit nga zemra për të gjithë njerëzit që më frymëzuan dhe më mbështetën gjatë rrugës”, përfundoi ai.

Këngëtari ndau një simbol të “Alcoholics Anonymous Token”, me mesazh për unitet, shërbim dhe rimëkëmbje.

Elton ka folur haptas për betejën e tij me alkoolin dhe drogën, të cilat gati ia prishën karrierën.

Ai në një intervistë më pare tha se jeta që bënte atëherë nuk ishte normale. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat