Brad Pitt shihet me të dashurën e re në vendin ku u martua me Angelina Jolie

Mediale Vip

Brad Pitt shihet me të dashurën e re në vendin ku u martua me Angelina Jolie

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 21:30
Brad Pitt, Nicle Poturalski

Është përfolur se Brad Pitt po takohet shumë shpesh me modelen gjermane Nicle Poturalski.

Deri më tani, pretendohet se janë duke vizituar Chateau Miraval në Francë, shkruan Daily Mail.

Prona në jug të Francës ka një domethënie të madhe për fituesin e Oscars, pasi aty ai dhe ish-gruaja e tij Angelina ishin martuar në vitin 2014.

Chateau, të cilin ai dhe Angelina e blenë në vitin 2011 për 60 milion dollarë, është i famshëm për verërat e tij, veçanërisht rozenë.

Çifti i përfolur u panë të mërkurën ndërsa po dilnin nga një aeroplan privat, pasi fluturuan nga LAX në Los Angeles për në aeroportin Charles de Gaulle në Paris.

Kohët e fundit, Angelina ka vonuar betejën e kujdestarisë me Brad duke u përpjekur të heqë gjyqtarin.

Brad dhe Angelina u martuan në 23 gusht 2014, në Chateau Miraval, që ndodhet në fshatin Correns, pak më shumë se gjashtë vjet më parë.

Ndërsa për të dashurën e tij të re, thuhet se është e martuar dhe me bashkëshortin e saj posedon një fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat