Nuk ka dyshime se është shtatzënë, Elita Rudi kapet ‘mat’ në klinikë gjinekologjike

Mediale Vip

Nuk ka dyshime se është shtatzënë, Elita Rudi kapet ‘mat’ në klinikë gjinekologjike

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 14:54
Elita Rudi

Tashmë është mësuar se Elita Rudi është në pritje të ëmbël.

Moderatorja e ekranit shqiptar do të bëhet nënë për herë të dytë.

E ditën e sotme media ka siguruar një video të Elitës dhe Gjikos në një nga spitalet në vend, ndërsa po i njëjti burim ka bërë të ditur se Elita ishte për vizitë te gjinekologu.

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër të një djali një vit më parë, ndërsa çifti ka dy vite që kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.

Sa i përket angazhimit të saj në ekran, Elita Rudi nuk ka paralajmëruar ende ndonjë projekt të ri televiziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat