Butrinti dhe Nora publikojnë sot bashkëpunimin e tyre

Mediale Vip

Butrinti dhe Nora publikojnë sot bashkëpunimin e tyre

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 08:08
Butrinti dhe Nora

Butrint Imeri edhe kësaj radhe po sjellë një super hit. Duke i bashkuar forcat me Nora Istrefin, ai ka paralajmëruar që sot do të publikohet projekti i përbashkët i tyre.

Kënga e cila titullohet “Dy zemra” publikohet në ora 12:00.

Butrinti, që nga fillimi i karrierës së tij, në çdo projekt ka sjellë risi dhe ka shënuar suksese të vazhdueshme për periudha të shkurta kohore. Një bashkëpunim në mes këtyre dy artistëve ka kohë që është përfolur, andaj të gjithë mbetemi kuriozë të shohim se çka do sjellin dyshja për publikun.

Kujtojmë se projekti i fundit i artistit titullohet “Si përpara” dhe grumbullon afro 7 milionë klikime në platformën Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat