E njihni vogëlushin në foto? Sot është një nga reperët më të suksesshëm shqiptar

Mediale Vip

E njihni vogëlushin në foto? Sot është një nga reperët më të suksesshëm shqiptar

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 11:52
Gold Ag

Vogëlushi që shihni në foto sot është një nga reperët më të suksesshëm në vendin tonë, por me siguri do e keni të vështirë ta kuptoni se për kë bëhet fjalë. Djaloshi në foto është Gold Ag dora vetë, një nga personazhet më të përfolur të momentit.

Ka qenë vetë reperi ai që ka publikuar në rrjete sociale këtë foto të tij, që ka tërheuqr vëmendjen e të gjithëve për ëmbëlsinë fëmijnore. Ai ka zbuluar se kjo foto është realizuar kur ka qenë vetëm 7 vjeç.

“Fotografia për librezën e klasës së parë. 1993”, ka shkruar Gold Ag.

Kohët e fundit reperi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të zhvillimeve në jetën e tij private. Në 5 mars të këtij viti ai kurorëzoi dashurinë me martesë me partneren e tij, Ermira Shkodra.

Reperi e kishte mbajtur sekret këtë lidhje, derisa vendosi që para disa muajsh të zbulonte se ishte martuar, duke publikuar foto përkrah bashkëshortes simpatike.

Ndërkohë së fundmi është zbuluar se ai dhe Ermira shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë, por ende nuk dihen detajet e tjera mbi gjininë e fëmijës apo në çfarë muaji të pritjes së ëmbël është bukuroshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat