“Boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve po këndoni”, këngëtarja shqiptare sapo ju hodhi një thumb gjithë kolegeve të saj

Mediale Vip

“Boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve po këndoni”, këngëtarja shqiptare sapo ju hodhi një thumb gjithë kolegeve të saj

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:39
Enxhi Nasufi

Këngëtarja shqiptare, Enxhi Nasufi, sapo ju ka hedhur një thumb të gjithë kolegeve të saj dhe nuk dihet nëse ja adreson ndonjërës në veçanti apo thjesht ja drejton mesazhin gjithë industrisë muzikore.

Enxhi ka postuar në Instagram një video të këngëtares Kimberli Joye, e cila ka qenë pjesëmarrëse në  “The Voice of America” në sezonin e 15-të. Performanca e jashtëzakonshme e Joye duket se e ka emocionuar Nasufin, që nuk ka nguruar të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj videon dhe ndjesitë që ka përjetuar.

“Jam poshtë shtëpisë, ndonjëherë kam qejf të rri disa minuta vetëm në qetësi dhe rastësisht po dëgjoja këtë video. Ky zë! Jam e lodhur aq shumë po kjo më bëri natën kaq të bukur. Zoti të bekoftë! Më bëre të qaj nga emocionet”, ka shkruar këngëtarja.

Më pas duke bërë krahasimin me artisten amerikane, ajo ka ironizuar gjithë koleget, duke e vendosur theksin tek pamja e tyre.

“Dëgjoni! Na janë shtuar këngëtaret si milingonat. Edhe boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve dhe shapkave me gisht që vishni po hapni rylin e fytit e këndoni po keni…”, shkruan ajo.

Nuk e dimë se si do e presin koleget e saj këngëtare këtë mesazh, por ky reagim i Enxhit është mjaft i ashpër.

Kujtojmë se Enxhi Nasufi momentalisht punon si moderatore e emisionit “Ora e Tiranës” dhe njëkohësisht merret edhe me projektet e saj muzikore. Kënga më e fundit që ajo ka publikuar është “Pendimi”, e cila u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat