A besojnë fansat se Loredana arriti marrëveshje me Petrën? Këto janë reagimet e tyre

Mediale Vip

A besojnë fansat se Loredana arriti marrëveshje me Petrën? Këto janë reagimet e tyre

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:57
Loredana

Fansat e reperes nuk e besojnë një marrëveshje të saj me gruan që e akuzoi.

Loredana thuhet se është pajtuar me Petra Z. Reperja ende po komentohet në internet për përqafimin me akuzuesen, shkruan Nau.ch.

Loredana u pa të martën pasdite me Petra Z, në Hotel Seeburg në Lucern. Ajo dhe gruaja që thuhet se është mashtruar nga Loredana për 700,000 franga, janë fotografuar duke u përqafuar.

Siç raportoi “Bild”, dyshja ishin ulur bashkë në një tryezë për rreth një orë dhe se kishte edhe biseda e të qeshura.

Reperja më vonë postoi një foto të një thirrjeje me video, mes saj dhe Petrës në Instagram. Ajo e përshëndet me dorë reperen në mënyrë miqësore, ndërsa 25-vjeçarja bën me gishta shenjën e paqes.

Me një vështrim në profilin e Loredanës në Instagram, zbulon se të paktën rrjeti nuk beson ende se ato janë pajtuar.

Një komentues shkruan ” Sidoqoftë është e rreme. Edhe nëse jo ajo që keni bërë nuk harrohet”. Kjo pasohet nga hashtagu #stillboycottloredana.

Një përdorues tjetër është i mendimit se Loredana po abuzon me Petra Z. për “promo”. Ndërsa dikush tallet me faktin se reperja tani ka ndjenjën se “të gjithë ata përsëri e pëlqejnë”. Madje flitet për shantazhe.

Ka edhe prej atyre që thonë se janë të hutuar nga ajo që panë, por nuk munguan as komentet pozitive.

Një person shkruan: “Nëse edhe Petra mund të buzëqeshë përsëri në fytyrën e saj, pse të keni urrejtje duhet të jeni në gjendje ta anashkaloni atë”.

Një përdorues tjetër mbetet shumë pragmatik: “Nëse ajo paguan frangat që ia ka marrë, ajo meriton një shans të dytë”.

Kurse, ka prej ndjekësve që bëjnë sërish thirrje për ta bojktotuar muzikën e Loredanvs.

Artistja është kritikuar për një kohë të gjatë për shkak të mosmarrëveshjes me Petra Z. Një hashtag përdoret në rrjete sociale për të nxitur bojkotin e Loredanës.

Arsyeja e gjithë kësaj urrejtje është që 25 vjeçarja dhe vëllai i saj thuhet se e kanë mashtruar Petra Z. dhe burrin e saj nga Valais, duke ua marrë 700.000 franga.

Loredana ka mohuar të gjitha akuzat kur u arrestua më 2019. Petra Z. kishte deklaruar se nuk kishte para të mjaftueshme as për shpenzimet e varrimit të nënës së saj. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat